Krasniqi: Ka kaluar koha kur bandat kriminale e frikësojnë Kosovën
M.Sh/RTKlive
Djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq e ka cilësuar si akt terrorist nga grupet kriminale, edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ai ka thënë se grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, e kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit.
“Si institucione shtetërore e dënojmë këtë akt dhe ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale”, ka deklaruar Krasniqi.
Gatishmëria për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdojë në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka thënë ai.
“Ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet”, deklaroi Krasniqi, i cii gjithashtu njoftoi se KQZ sot ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ.























