Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy persona
BKT
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy persona

Sh.Çoçaj/RTKlive

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një kombibus me një tren. Në aksident vdiqën një burrë e një grua.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Viktimat janë Fahri dhe Vlora Gjocaj, një çift nga Ballaboçi i Deçanit. Pavarësisht ndihmës që morën në spitalin e Pejës, ata nuk ia dolën të mbijetonin.


MË SHUME NGA Lajme