17:32 / 11.03.2024
Jeton Bytyqi betohet para presidentes Osmani, gjyqtar në Kushtetuese
M.Sh/RTKLive
Para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi. Ky i fundit u betua si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Presidentja Osmani e ka uruar gjyqtarin Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.
Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.























