09:08 / 13.03.2024
Sekuestrohet një armë në një autobus në Merdarë, Policia jep detaje
M.P. / RTKlive
Janë sekuestruar armë në një autobus me targa të Republikës së Kosovës nga policia kufitare dhe zyrtarët doganor në Merdarë.
“Më 12 mars zyrtarët policorë kufitarë, së bashku me zyrtarët doganor, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë”, ka njoftuar policia.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.























