SHSKUK demanton lajmin për ashensorin për ‘shefa dhe drejtorë’
M.P. / RTKlive
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nëpërmjet një reagimi ka demantuar lajmin e qarkulluar në media se ekzistojnë ashensorë në Klinikën e Kirurgjisë, të cilët mund t`i përdorin vetëm shefat dhe drejtorët.
“Në asnjë ashensor nuk ka letër-njoftim të zyrtarizuar, nëshkruar, apo vulosur nga ndonjë drejtor klinike, shef, apo nga organet tjera komptetente në QKUK”, thuhet në reagim.
Tutje SHSKUK ka thënë se ky mbishkrim i vendosur në ashensor ka qenë i qëllimshëm i shkruar nga dikush, autorësia e të cilit nuk dihet.
“Për hir të korrektësisë, sqarojmë se disa nga ashensorët përdoren vetëm me çip për të pasur më të lehtë bartjen e pacientëve që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, nga stafi i autorizuar shëndetësor i klinikave përkatëse”, vazhdon reagimi.























