14:47 / 13.03.2024
Shefi i EULEX-it në Kosovë: E mirëpresim vendimin për Manastirin e Deçanit
M.P. / RTKlive
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’ia njeh Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë, siç e parasheh vendim i Gjykatës Kushtetuese.
“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit”, ka shkruar Barbano.
Tutje ai ka thënë se siguria juridike është themeli i sundimit të ligjit.
























