Haxhiu për çështjen e Manastirit: Kërkesë për anëtarësim në KiE
Valjeta Shala/RTK
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për çështjen e Manastirit të Deçanit. Sipas saj, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Ministrja Haxhiu ka thënë se sado që ai vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë, duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm, ka konsideruar që duhet të adresohet kjo çështje.
“Për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, siç e ka thënë edhe kryeministri, na është kërkuar që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Duke pasur parasysh rëndësinë e anëtarësimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, kemi konsideruar që duhet të adresohet tutje. Tani na mbetet për hapat tutje të Komitetit, Asambleja dhe ministrat”, ka theksuar Haxhiu.























