Dugolli: Për shkak të dështimit të marrëveshjes, bëhet presion ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Dugolli: Për shkak të dështimit të marrëveshjes, bëhet presion ndaj Kosovës

E.Hoti/ RTKlive

Profesori universitar, Bujar Dugolli tha se për shkak të dështimit të marrëveshjes së vitit të kaluar, po bëhet presion ndaj Kosovës.

“Jemi dëshmitarë për një presion të paparë. Unë e shoh se nga një dështim i marrëveshjes së vitit të kaluar, emisarët ndërkombëtarë për shkak të dështimit po bëjnë presion ndaj Kosovës”, tha ai në “RTK Prime”.

Kurse për rregulloren e BQK-së, ai vlerësoi se kjo çështje nuk duhej të diskutohet në Bruksel, për shkak se është çështje e brendshme e Kosovës.

Dugolli vlerësoi se Kosova ka qenë gjithëherë konstruktive karshi dialogut, duke përfshirë edhe çështjen e pakicave që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, dinari është shkas për të filluar me probleme të ndryshme. “Edhe po të mos ishte dinari, Serbia do të bënte probleme tjera, në këtë rast edhe për çështjen e tabelave të rrugëve”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme