Robinson vjen në Kosovë, fillimisht u ndal në pikën kufitare të Vërmicës
BKT
Lajme

Robinson vjen në Kosovë, fillimisht u ndal në pikën kufitare të Vërmicës

N.Mekolli /RTKlive

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, ka arritur për një vizitë në Kosovë.

Ambasada e ShBA-së, njofton se ai ka arritur në Kosovë ditën e sotme dhe fillimisht është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

“Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson! Sot në mëngjes, rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson do të jetë për vizitë dyditore në Kosovë nga sot deri më 22 mars.

Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet të enjten me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Edhe Zyra për informim e Presidencës ka njoftuar se e para e vendit, Vjosa Osmani, të enjten në orën 10:00, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson dhe se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 11 persona


MË SHUME NGA Lajme