23:15 / 20.03.2024
Senatori Murphy thotë se me emisarin britanik Peach diskutuan për Kosovën
N.Mekolli /RTKlive
Senatori amerikan, Chris Murphy, e ka pritur në SHBA emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Murphy, në një postim në platformën ‘X’, tha se në takim me emisarin britanik kanë biseduar se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Bosnjë e Hercegovinën.
”Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan Perëndimor, Lordin Stuart William Peach, në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si MB dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, shkruan Murphy në 'X'.
























