KQZ-ja siguron zyrat për votim në katër komunat e veriut
BKT
Lajme

KQZ-ja siguron zyrat për votim në katër komunat e veriut

Arbana Haredinaj/RTK

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është prezantuar një raport për përgatitjet në organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, me përkrahjen komunave përkatëse, janë siguruar zyrat në hapësirat e objekteve të administratës komunale.

Për këtë KQZ-ja ka vendosur për emërimin edhe të 5 anëtarëve të tjerë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, por që mund të plotësohet gjatë ditëve në vazhdim.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.

Në mbeldhje, anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka pasur një përplasje verbale me anëtaren e KQZ-së nga radhët e Listës Serbe, Gordana Zuviq.

Shkak i përplasjes ishte dhuna e ushtruar ndaj zyrtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës.

Krasniqi kërkoi nga Zuviq që të mos i sjellë në KQZ, sië ka thekuar ai, politikat e Listës serbe dhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë mbledhje KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH). 

Iniciativa politike “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” pas regjistrimit nga KQZ, do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe do të jetë partia politike me numrin rendor pesëdhjetë e dy.


MË SHUME NGA Lajme