14:40 / 22.03.2024
"Sitoshtypi në tekstil", punëtoria e nesërme në Galerinë Kombëtare
K.Kasumi/RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se Programi për Familje në Galerinë Kombëtare të Kosovës po i vazhdon aktivitetet.
Nesër, nga ora 12:00, do të mbahet punëtoria "Sitoshtypi në tekstil", udhëhequr nga Bekim Cej.
“Merrni me vete bluzën tuaj të preferuar, pasi do të keni rastin të printoni dizajne të ndryshme në të, duke e transformuar atë në një vepër të personalizuar arti. Ju do të keni mundësinë për të mësuar teknikat dhe metodat e sitoshtypit. Punëtoria është e hapur për të gjithë!”, ka njoftuar MKRS-ja.























