11:26 / 26.03.2024
Ekspozita “Shtegtime”, edhe këtë javë e hapur në Galerinë e Ministrisë
K.Kasumi/RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se kjo është java e fundit për ta vizituar ekspozitën “Shtegtime” të Valbona Zherkës, kuruar nga Vesa Sahatçiu.
Sipas njoftimit që MKRS-ja ka bërë në rrjetin social "Facebook", ekspozita do të qëndrojë e hapur deri të shtunën në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.























