15:34 / 27.03.2024
Krasniqi prezanton Hamzën, si kandidat për kryeministër
M.Sh/RTKLive
Bedri Hamza, kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e konfirmo në një konferencë për media, kryetari i partisë, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se Hamza është përgjigjja e tyre ndaj mirëqenies së qytetarëve.
“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më të sigurt”, ka thënë Krasniqi.























