16:40 / 27.03.2024
Konjufca dhe Haxhiu bëjnë homazhe në lagjen “Dardania” në Pejë
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bënë sot homazhe dhe vendosën lule te lapidari i të rënëve dhe martirëve në lagjen “Dardania” të Pejës, në 25-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat pushtuese serbe mbi popullatën civile shqiptare.
Sipas njoftimit, në bashkëbisedim me familjarë dhe të pranishëm, kryetari Konjufca u shpreh se sakrifica ndër vite e popullit shqiptar për çlirim dhe liri u jetësua.
“ I pari i Kuvendit tha se është detyrë e jona që historinë dhe të kaluarën tonë, aspak të lehtë t’ua mësojmë gjeneratave të reja”, thuhet në njoftim.
























