RTK dhe Policia e Kosovës me emision për sigurinë
BKT
Lajme

RTK dhe Policia e Kosovës me emision për sigurinë

Radiotelevizioni i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje që ka për synim ngritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit reciprok në drejtim të informimit të publikut në mënyrë objektive, të saktë dhe profesionale rreth aktiviteteve dhe operacioneve të Policisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi dhe transmetimi i përbashkët i programit “Uniformat Blue” që synon të ndikojë në mënyrë pozitive në parandalimin dhe luftimin e fenomeneve negative.


MË SHUME NGA Lajme