Laliq: Kërcënimet ndaj gazetarëve organizohen nga majat e pushteti serb
N.M. /RTKlive
Në Serbi gazetarët po përballen me kanosje, përfshirë kërcënime me dhunë fizike nga ana e pushtetit të Vuçiqit. Gazetari Dinko Gruhonjiq ka gjetur kërcënime me vdekje të shkruara para shtëpisë së tij. Ai është një ndër shtatë gazetarët në Serbi që janë kërcënuar gjatë muajit mars.
Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës, Ana Laliq tha se kërcënimi nuk vjen nga grupi djathtist "Srpska Vojvodina" (Vojvodina serbe), prej nga kanë ardhur kërcënime ndaj gazetarëve serbë në Serbi, dhe nuk janë vetëm ndaj gazetarëve të pavarur në Vojvodinë. Ato kërcënime organizohen nga majat e pushteti serb, në Beograd.
“Mënyra se si nxisin përmes këtyre rrjeteve obskure, si në telegrame, ashtu edhe në kanale të tjera dhe kjo kalon përmes tabloideve të regjimit, ku ne për tri javë, unë me kolegun Gruhonjiq, jemi në krye të faqeve tyre, ku automatikisht jepet legjitimiteti që njerëzit edhe në rrugë mund të na sulmojnë derisa kolegut Gruhonjiq i kanë shkuar edhe në prag të derës”, deklaroi Laliq në “Lajmet e fundit”, në RTK.
Laliq tha se dikush nga pushteti, qoftë në qeveri, qoftë në Kuvend, ua përkujtojnë votuesve të tyre se unë dhe Gruhonjiq jemi ata që urrejmë Serbinë, urrejmë çdo gjë serbe.























