MPJD: Greqia do të mbyllë kufijtë për 48 orë, shkak doganierët në grevë
M.Miftari/RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48- orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
Përmes një njoftimi për medie, MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711”, thuhet në njoftim .























