Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Ukaj: Të ruhet vendimi i BQK-së
BKT
Lajme

Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Ukaj: Të ruhet vendimi i BQK-së

Muharrem Miftari/RTKlive

Politologu Fidan Ukaj, ka folur për takimin e negociatorëve që do të mbahet më 4 prill në Bruksel. Ai tha se Kosova ka qenë mjaftë e qartë sa i përket Rregullores së BQK-së.

“Mendoj se nga takimi i radhës që do të mbahet më 4 prill, që edhe Lajçak paralajmëroi se do të ketë një takim të radhës, gjasat që të kemi një zgjidhje të kësaj problematike janë të mëdha”, deklaroi Ukaj, në “InfoPlus”, në RTK.

Tutje, Ukaj foli për propozimet që mund t’i ketë bërë pala kosave në dialog për çështjen e dinarit. Ai përmendi deputetin e LVV-së, Armend Muja, propozimet e të cilit, ishin që pala serbe të derdhë mjetet në BQK dhe pastaj të shpërndahen, apo mundësia tjetër që mjetet të u dërgohen në llogaritë bankare qytetarëve serbë.

Ukaj vlerëson se duhet të ruhet vendimi i BQK-së, që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të qëndrojnë të barrikaduar lidhur me qëndrimin e BQK-së për dinarin serb e që, sipas tij, Serbia, më në fund, do të pranojë dhe faktori ndërkombëtar do të bindet dhe, kështu, një nga propozimet e palës kosovare për zgjidhje të problemit të mund të mbetet.


MË SHUME NGA Lajme