Kurti takon Vasfije Krasniqin: Sërish i shpreha mirënjohje për guximin
BKT
Lajme

Kurti takon Vasfije Krasniqin: Sërish i shpreha mirënjohje për guximin

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se pasditen e së enjtes e ka kaluar tek familja  e Vasfije Krasniqit--Godman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një postim në Facebook Kurti ka thënë se ia ka shprehur asaj sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

“Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, ka shkruar tutje Kurti.


MË SHUME NGA Lajme