MKRS dhe komuna e Gjakovës, memorandum bashkëpunimi për dy projekte
BKT
Kulturë

MKRS dhe komuna e Gjakovës, memorandum bashkëpunimi për dy projekte

K.Kasumi/RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me komunën e Gjakovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për dy projekte: revitalizimin e Çarshisë së Gjakovës dhe konservimin/restaurimin e monumentit të shkollës së vjetër të Muzikës - ish-Mejtep Ruzhdije.

Në njoftim thuhet se MKRS-ja ka marrë përsipër realizimin e projekteve, ndërsa komuna zbatimin e tyre.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet u.d sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini”, ka njoftuar ministria.


MË SHUME NGA Kulturë