Sveçla për heroinën e kapur: Po i eliminojmë strofullat e drogës
BKT
Lajme

Sveçla për heroinën e kapur: Po i eliminojmë strofullat e drogës

B. H. | RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kapjen e 20 kg drogë në Merdar, e llojit heroinë. Ai ka thënë se droga e konfiskuar ka vlerën prej 200 deri 250 mijë euro.

“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar ‘eksportin dhe importin’ e çfarëdo ilegaliteti”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme