Tahiri: Ç’është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
BKT
Lajme

Tahiri: Ç’është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?

M.Miftari/RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar për mostrat e rastit Dehari.

Ai, përmes rrjetit social “Facebook”, ka shtruar një sërë pyetjesh lidhur me rastin Dehari, duke shtuar se nuk mund të fshiheni nga e vërteta.

Tutje, Tahiri bëri me dije se PDK nuk do të ndalet derisa të sqarohet gjithçka rreth rastit Dehari.

“Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave?”, ka shkruar Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme