Anulohet pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve
BKT
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Lajme

Anulohet pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve

V.Thaçi / RTKlive

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se është anuluar pjesëmarrja e mediave në ceremoninë e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas e cila pritet të mbahet sot në orën 13:00 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas njoftimit për media anulimi është bërë për shkaqe të sigurisë.

“Ju njoftojmë se ftesa që është bërë për aktivitetin e ‘Ceremonisë së  diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas’ në kazermën e FSK-së ‘Lidhja e Prizrenit’, për ditën e sotme, për shkaqe të ndjeshme të natyrës së sigurisë anulohet, pra nuk do të ketë prani të mediave”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme