21:24 / 11.04.2024
Osmani e Sarrazin flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon
E.Hoti| RTKlive
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me ç`rast ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
"Në takim është diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, si dhe për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon", njofton Presidenca.























