Dogana sekuestron cigare në vlerë 3 mijë euro në Han të Elezit
E. Hoti / RTKlive
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës së cigareve në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare ndërsa pas kontrolleve të mëtejme në terminalin doganor, janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit.
Vlera e kësaj sasie është rreth 3000 mijë euro.
“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll,gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasie është rreth 3000 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.























