11:40 / 14.04.2024
Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit
E. Hoti / RTKlive
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”
Kurti ka thënënë reagimin e tij se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.
“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.























