Rushiti kërkon drejtësi për krimet serbe në Kosovë/Video
BKT
Foto: RTK
Lajme

Rushiti kërkon drejtësi për krimet serbe në Kosovë/Video

A.Berisha/RTK

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë organizuar disa aktivitete në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me këtë rast Feride Rushiti nga QKMRT, derisa tha se dy dekada e gjysmë më parë kjo ditë ishte traumatike për shumë gra e burra, kërkoi drejtësi për krimet serbe në Kosovë.

"Prilli dhe pranvera e vitit 1999 për shumë nga ne na rikthen në ngjarje traumatike ku fatkeqësisht trupi i grave e i burrave u bë pjesë e fushë betejës së luftës. Kjo ditë duhet të jetë pjesë e memories kolektive të Kosovës. Ne sot kemi filluar edhe me një fushatë mediatike e cila ka për qëllim që të ju ftojë secilin prej jush për të dalë me një kampanjë ku ju mund te kërkoni drejtësi për të mbijetuarit", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme