16:01 / 15.04.2024
Sveçla e Krasniqi bëjnë homazhe te Lagjja e Boshnjakëve
M.P. / RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë bërë homazhe në nderim të 25-vjetorit të masakrës në Lagjen e Boshnjakëve.
“I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë, ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla.
Tutje ai ka shkruar se forcat serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit, prej nga u keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre.























