Zëvendëspresidentja e ‘Vital Voices’ pritet nga Ahmetxhekaj
RTKlive
Zëvendëspresidentja e “Vital Voices”, me seli në Washington DC, Manira Alva, vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës, ku u prit nga Drejtori Gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj.
Gjatë vizitës në RTK, Alva u informua nga Ahmetxhekaj për zhvillimet në mediumin publik, programacionin e transmetimin në gjuhët e pakicave, ku u theksua se RTK është adresa e vetme që çdo ditë ngritë zërat e heshtur jo vetëm në Kosovë, por nga mbarë bota.
Në këtë kuadër, Ahmetxhekaj e informoi mysafiren, se RTK tash e më shumë se një vit, u ka ofruar hapësirat dhe pajisjet e punës gazetarëve afganë dhe ukrainas të strehuar në Kosovë, të cilët Radiotelevizioni i Kosovës ata raportojnë për shtetet e tyre. Zëvendëspresidentja për çështje avokimi nga organizata “Vital Voices”, Manira Alva, përgëzoi RTK-në, që ngritë zërat e heshtur, sikundër që potencoi nevojën që përfaqësimi dhe vendimmarrja e grave në institucionet publike, përfshirë edhe RTK-në, është jetike për demokracitë e reja siç është Kosova. Organizata “Vital Voices”, e cila gëzon mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, u themelua në vitin 1997 nga Zonja e Parë e atëhershme e SHBA-së Hillary Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright me qëllim të promovimit të avancimit të grave, si një objektiv i politikës së jashtme të SHBA-së.
























