Ahmeti për Asocacionin: Duhet të adresohet pas anëtarësimit në KiE
BKT
Lajme

Ahmeti për Asocacionin: Duhet të adresohet pas anëtarësimit në KiE

M.P. / RTKlive

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka ritheksuar se është çështje që duhet adresuar pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Neni 11 i opinionit i raportueses Bakoyannis tregon qartë se sa i përket këtij zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit. Edhe dje në seancën plenare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dëgjuam njëri nga drejtuesve të grupit më të madh politik në Asamblesë Parlamentare se Këshilli i Evropës nuk është Bashkim Evropian. Nuk duhet të ndërlidhen proceset të cilat janë të dy organizatave të pavarura nga njëra tjetra”, ka deklaruar Ahmeti në konferencë për media.

Sipas tij, Asociacioni nuk do të arrihet me zotime të njëanshme por me procedura të dy palëve.

“Tani argumenti që Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti s’është i yni, por janë përfundime të vet organeve të Këshillit të Evropës. Departamenti ligjor ka thënë që nuk ka pengesa ligjore, juristët eminentë kanë thënë që Kosova i plotëson këto standarde, madje në disa çështje edhe i tejkalon ato. Zonja Bakoyannis ka ardhur me përfundimin që parakushtet janë plotësuar”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme