Kelmendi dhe Barbano diskutojnë për forcimin e ligjit në Kosovë
M.Sh/RTKLive
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur në takim pune shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin kanë biseduar për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Konkretisht në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtën e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi.
“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës dhe mbarëvajtjes së punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës as ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorisë.
Bashkëbiseduesit patën diskutime edhe për luftimin e veprave penale që ndërlidhën me pastrimin e parave, nevojën për rritjen e numrit dhe mbështetjes për mbrojtësit e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët.
Kelmendi, ndërkaq ka vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta.























