Hykolli: Në Kosovë dita e festës është protestë për punëtorët/Video
M.Sh/RTKlive
Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatës së Pavarura të Punëtorëve të Kosovës e konsideron jo të mirë e madje të vështirë gjendjen e punëtorëve në Kosovë. Në RTK, në emisionin e fundit, ai tha se 1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është ditë e protestës dhe jo e festës në Kosovë.
Ai tha se gjendja e punëtorëve nuk është e mirë, nuk ka dialog social e madje nuk ka as Kontratë Kolektive për punëtorët dhe gjendja është relativisht e keqe. Ai tha se mungon edhe zbatueshmëria e ligjeve që e plotësojnë të punësuarin në Kosovë përfshirë edhe sigurimin shëndetësor.
Hykolli përmendi disa kërkesa elementare që mungojnë në dy sektorët, privat dhe publik. Në të fundit mungon Kontrata Kolektive që është hendikep, sipas tij, për punëtorët publik që do të ishte ndihmesë e madhe edhe për punëtorët e sektorit privat.
E në sektorin privat, Hykolli tha se mungojnë kontratat e punës, e madje edhe atëherë kur janë kontratat, ato nuk respektohen, sikurse nuk respektohet as orari i punës e shumë çështje të tjera. Madje Hykolli përmendi edhe shkallën e informalitetit, ku shumë punëtorë i marrin paratë të padeklaruara.
Ndërtimtaria, gastronomia, janë disa nga sektorët që janë sfiduese në sektorin punës, tha Hykolli.
Edhe kryesindikalisti i Kosovës tha se pas liberalizim të vizave ka një vetëdijesim të punëtorëve, ndërsa paga minimale, sipas tij, është tepër e cilët dhe shumë sfiduese. Në intervistën e fundit, Atdhe Hykolli foli për shumë çështje që lidhen me punëtorët, me sigurimet shëndetësore, lëndimet në punë, humbjen e jetës në vendin e punës, etj.























