21:22 / 02.05.2024
Bledion Bryma në ‘Sport Elite’: Prishtina do të vazhdojë me trofe
Fatmir Bytyqi/RTKLive
FC Prishtina 01 pak ditë më parë, ka fituar Kupën e Kosovës në futsall, trofe ky i fituar për herë të tretë në historinë e këtij klubi më nam në vendin tonë.
Prishtinasit në një finale drithëruese triumfuan kundër Liqenit (3-2).
Presidenti i kryeqytetasve, Bledion Bryma në ‘Sport Elite’, është shprehur me suksesin e arritur të skuadrës së tij.
“Kjo është kupa e tretë, një herë e kemi humbur finalen, ndërsa tani kemi fituar tre të tjera, por besoj se do të vazhdojmë me këto Kupa të Kosovës”, ka thënë presidenti i klubit Bledion Bryma.
Ai beson se FC Prishtina do të jetë suksese edhe në arenën ndërkombëtare.























