Krasniqi: Veprimtaria e Aganit, mbetet përgjithmonë në historinë e vendit
BKT
Lajme

Krasniqi: Veprimtaria e Aganit, mbetet përgjithmonë në historinë e vendit

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar akademikun, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Krasniqi shprehet se veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Aganit në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në histori.

“Sot, kujtojmë me nderim Akademik Fehmi Aganin, i cili 25 vjet më parë u vra nga regjimi kriminal i Milloshevçit.  Veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e vendit tonë.  I përjetshëm është respekti për veprën dhe kontributin e Profesor Aganit!”, ka shkruar në Facebook, kreu i PDK-së.


MË SHUME NGA Lajme