23:45 / 06.05.2024
O’Brien e Escobar pritet të takojnë Lajçakun, shkak Ballkani Perendimor
G.Kelmendi/RTKlive
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien ka njoftuar në platformën "X" se së bashku me zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav Lajçak për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar O’Brien në "X".
Siç dihet i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë qenë të angazhuar në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.























