Tërmet në Kleçkë, ME: Kjo zonë mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
BKT
Lajme

Tërmet në Kleçkë, ME: Kjo zonë mund të gjenerojë tërmete të fuqishme

V.Th. RTKlive

Ministria e Ekonomisë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka dhënë detaje për tërmetin e sotëm në vendin tonë.

Sipas ministrisë, tërmeti kishte epiqendrën në Kleçkë të Lipjanit, teksa bëhet e ditur se kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 13.05.2024 në ora 18:04:01 sipas kohës lokale, territori Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në lokacionin me koordinata gjeografike: 42.500; 20.879, 30 km në jugperëndim të Prishtinës, 10 km në lindje të Malishevës, zona Kleçkë e Komunës së Lipjanit. Thellësia hipoqendrore ishte 7 km”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Tutje thuhet se “tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime”.

“Njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”.

Tërmet në Malishevë

Sot në orën 18:04 ka ndodhur një tërmet në Malishevë.

Epiqendra ka qenë diku në Malishevë me fuqi prej 3.1 shkallë të Rihterit.

“Tërmet në Kosovë! Një tërmet ka ndodhur pak më parë në orën 18:04 me epiqendër në mes të komunës së Malishevës dhe Tërpezës, me fuqi prej 3.1 shkallë të Rihterit!”, raporton Meteo Kosova.


MË SHUME NGA Lajme