14:51 / 15.05.2024
Osmani: Mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur
V.Thaçi / RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Osmani ka thënë se mbështetja e Danimarkës ndaj Kosovës ka qenë e palëkundur përgjatë çdo etape të shtetndërtimit.
“Në takim me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, shkroi Osmani në Facebook.























