Moti sot me diell e vranësira, ngriten temperaturat
BKT
Lajme

Moti sot me diell e vranësira, ngriten temperaturat

RTKlive

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Temperatura minimale do të shënojë në Dragash, ndërsa ajo maksimale në Prizren, Gjakovë, Kamenicë dhe Malishevë.

Sipas IHK-së, gjatë të shtunës do të fryej erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

 


MË SHUME NGA Lajme