22:40 / 18.05.2024
Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë
A.B| RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë.
Osmani, mes tjerash theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen e tij të vazhdueshme.
“Urime mikut të dashur të Kosovës, AndrejPlenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë!”, shkroi Osmani në 'X'.
“Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”.























