Sonte nata përmbyllëse e ‘Prishtina International Theater Festival’
BKT
Kulturë

Sonte nata përmbyllëse e ‘Prishtina International Theater Festival’

M.P. / RTKlive

Sonte është nata përmbyllëse ‘Prishtina International Theater Festival’, teksa shfaqja e fundit për këtë edicion do të jetë “Bloody Moon” nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.

Për këtë shfaqje është mbajtur sot konferenca për media ku ishin të pranishme aktoret Sanja Vujisiq dhe Kristina Obradoviq, bashkë me drejtoreshën artistike Vesna Vujosheviq-Laboviq.

Ato shprehën përshtypjet për festivalin në përgjithësi ku thanë se janë të lumtur që po marrin pjesë në këtë organizim.

Kjo shfaqje do të jipet sonte nga ora 19:00 në Teatrin “Faruk Begolli”, ndërsa menjëherë pas saj do ndahen çmimet për këtë edicion të PITF.


MË SHUME NGA Kulturë