Regjistrimi i popullsisë, ASK: Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë
SH.Ç/RTKlive
Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në një konferencë për media. Ushtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, ka deklaruar se të dhënat zyrtare do të publikohen kah mesi i korrikut.
“Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, ka thënë Kastrati.
Kastarti po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.
Ai po ashtu ka thënë se të gjitha komunitetet kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, përveç komunitetit serb që ka pasur disa hezitime.
Kastrati ka theksuar se në tërë procesin e regjistrimit të popullsisë janë përfshirë rreth 5.100 persona.























