Osmani: Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës
BKT
Lajme

Osmani: Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës

M.Sh/RTKlive

(E plotësuar) Presidentja e vendit Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador ka zhvilluar një takim me me Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.

Presidentja Osmani ka thënë se me Joel Santos Echavarría, kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të raporteve tona ndërshtetërore.

Sipas saj, Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës në Amerikën Latine.

Osmani takon kryeministren e Guinesë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në San Salvador ka takuar edhe kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Në San Salvador, takova kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar në Facebook, presidentja Osmani.

Presidentja kosovare me ftesë të presidentit Nayib Bukele, ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Vizita e Presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet. Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.


MË SHUME NGA Lajme