20:29 / 07.06.2024
Nesër jepet koncerti i Shkurte Fejzës | VIDEO
RTKlive
Nesër mbahet koncerti për 50 vjetorin e karrierës së këngëtares Shkurte Fejza, por që njëkohësisht jepet edhe në prag të 25 vjetorit të çlirimit.
Këngëtarja Shkurte Fejza, tha për RTK tha se çdo tingull që çdo të dëgjojë nesër publiku do të jetë live dhe për të është ‘sfidë, pasi që edhe këngët që do t’i këndojë janë patriotike. Unë do të këndoj live, se s’ka tjetër. Dua të falënderoj të gjithë djemtë dhe vajzat shumë të talentuar që japin maksimumin që ky 50 vjetor që unë do ta shënoj të jetë sa më i suksesshëm”, tha këngëtarja Shkurte Fejza.
Ajo bëri me dije se disa nga këngët janë: “E kam emrin kosovar”, “Oj Kosovë oj nana ime”, “ Mora fjalë, “Xhamadani vija’, ‘Kosovë-Shqipëri”, etj.























