23:13 / 10.06.2024
Mbahet gala koncert për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës | VIDEO
M.Mmiftari | RTKlive
Në Marinë të Skënderajt është mbajtur gala koncert për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në prani të qytetarëve të shumtë dhe të personaliteteve të politikës dhe të kulturës u mbajt gala koncerti kushtuar 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Të pranishëm ishin dhe bashkëshortet e ish-krerëve të UCK-së të cilët po mbahen e gjykohen në Hagë nga DHSK. Në gala koncert kanë defiluar një mori artistësh të estradës së Kosovës dhe të Shqipërisë.























