Ndeshje miqësore në futboll mes Qeverisë së Kosovës dhe Trupit Diplomatik
M/Sh/RTKlive
Në ditën kur në Gjermani fillon Kampionati Evropian i Futbollit “Euro 2024”, edhe në Kosovë do të luhet një ndeshje futbolli. Por, ndryshe atje, kjo ndeshje do të jetë shumë miqësore që përkon me 25 vjetorin e çlirimit të vendit, në të cilën do të luajnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës me ata të Trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
“Ju informojmë se nesër (14.06.2024), duke filluar nga ora 15:00, në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, do të organizohet ndeshje miqësore në futboll me Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Trupit Diplomatik në Republikën e Kosovës”, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Sipas njoftimit, nga 14:45 – 15:00 fillon përgatitja dhe ngrohja para ndeshjes. Në 15:00 – 15:15 do të ketë fjalë përshëndetëse nga: zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj dhe nga ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund.
Nga ora 15:20 deri në 15:50 do të luhet pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa nga 15:50 deri në 16:05 do të ketë pushim. Pjesa e dytë luhet nga 16:05 deri 16:35, kurse krejt në fund nga 16:40 deri në 16:55 do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve.























