Xhezairi: Samiti në Shkup, mundësi e evitimit të përshkallëzimeve në rajon
BKT
Lajme

Xhezairi: Samiti në Shkup, mundësi e evitimit të përshkallëzimeve në rajon

M.P. / RTKlive

Samiti i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shkup po cilësohet si mundësi e thellimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, gjegjësisht evitim të mundësisë së krizave e mosmarrëveshjeve.

Kështu ka deklaruar njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut, Seladin Xhezairi në një intervistë për “Lajmet e Fundit” të RTK-së.

“Këto takime janë të rëndësishme për shkak se Ballkani Perëndimor edhe më tej është në qendër të vëmendjes pikërisht për shkak të drojës se mund të ketë një përshkallëzim të mosmarrëveshjeve”, ka thënë ai.

Në këtë samit Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Synim i organizimit është thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon, njofton zyra për Informim e Presidencës.


MË SHUME NGA Lajme