Miqësore futbolli mes ambasadorëve dhe qeveritarëve
BKT
Sport

Miqësore futbolli mes ambasadorëve dhe qeveritarëve

Uran Krasniqi/RTKLive

Një ndeshje futbolli mes një skuadre të diplomatëve ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë dhe një ekipi të Qeverisë së Kosovës është zhvilluar të premtën. 

Ambasadori i Gjermanisë, John Rohde, duke njoftuar për ndeshjen në  platformën "X", ka thënë  se fitorja i ka takuar skuadrës kosovare. 
"Duke u ngrohur për #euro2024, Trupi Diplomatik ka luajtur në një ndeshje miqësore me Qeverinë (dhe humbi fatkeqësisht). Vitin tjetër do të fitojmë", ka thënë ai.