07:51 / 17.06.2024
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje të pakta, temperaturat me rritje
RTKlive
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje lokale përgjatë zonave verilindore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 18/32°C
Zonat bregdetare 20/31°C
Në shtresat e larta të atmosferës kemi hyrjen e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu në fillimin e javës.























