Kurti: Dita e Çlirimit të Kosovës më e rëndësishmja në 100 vitet e fundit
BKT
Foto Foto | Edina Avdiu | RTK
Lajme

Kurti: Dita e Çlirimit të Kosovës më e rëndësishmja në 100 vitet e fundit

E.Avdiu & A.Bela| RTKlive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se për shqiptarët nuk ka datë me rëndësishme në 100 vitet e fundit, se Dita e Çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, në tubimin me strukturat e partisë organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të ‘Javës së Lëvizjes”, tha se nuk është rastësi që Lëvizja Vetëvendosje u formua në përvjetorin e çlirimit të Kosovës në vitin 2005.

Ai tha se nuk është rastësi Vetëvendosje gjithmonë e ka nderuar 10 qershorin e Lidhjes ë Prizrenit dhe 28 Nëntorin e Vlorës, dhe tash me qeverisjen e Vetëvendosjes, edhe 17 shkurtit po i japin kuptimin e vërtet, siç kanë dashur dëshmorët dhe martirët tanë dhe populli liridashës i Kosovës.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka përmendur dhe ish krerët e UÇK-së që janë në gjykim në Hagë e që tha se presin që të kthehen në Kosovë siç e meritojnë ata.

Kurti ka thënë para të pranishmëve të hënën se zgjedhjet do të mbahen në 2025-n pasi “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”. “Më lejoni të marrë një shembull nga futbollit edhe për zgjedhjet qe do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm, fjala vjen Ballkanin e Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm për lojë ekipore e edhe shkëlqim individual. Jam i sigurt se bashkë me ju do t’ia dalim, Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitetin e demokraci më të fortë”, ka thënë ai. Sipas Kurtit, zgjedhjet do të mbahen e edhe do të shënohet 20-vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje. “Por patjetër më 2025-n do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, tha Kurti.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme